Roleta | Rrjeta mushkonjash

Roleta

• Një sistem për të plotësuar të gjitha kërkesat e roletave moderne për shtëpi
•  Izolim i shkëlqyer termik: USB = 0,76 W / (m² K), faktori i temperaturës: fRsi = 0,70
•  Ofrojmë prodhime në tri lartësi: 175, 210 и 235 mm lartësi
•  Mund të hapet nga pjesa e mbrapme ose përmes panelit të qasjes
•  Siguria shtesë në shtëpinë tuaj është falë sistemit të sigurisë “anti-rollup” të përforëcuar dhe ekstruduar
•  Elemente innovative që e rritë shkallën e izolimit
•  Elemente lidhëse prej çeliku
•  Rrëshqitje e lirë e qepengut (blendës)
•  Mund të plotësohet edhe me mbrojtje nga insektet  (mushkonjat).
•  Plotësim ideal ( i përkryer) për të gjitha sistemet e dritareve.
•  Poashtu i përshtatshëm për kombinime me dritare të të gjithë prodhuesve tjerë të mëdhenjë

Rrjeta kundër mushkonjave

Rrjetat mbrojtëse kundër insekteve vendosen në formë të rrjetave në dyer dhe dritaret e shtëpive tuaja. Në atë mënyrë mundësohet hyrja dhe qarkullimi i papenguar i ajrit  e njëkohësisht pengon hyrjen e insekteve. Mundë të montohen në të gjitha llojet e PVC, dhe  prodhimeve prej alumini dhe prej druri . Pas vendosjes së Rrjetave mbrojtëse, dritaret ose dyert munden në mënyrë të papenguar të funkcionojnë, respektivisht munden të happen e mbyllen pa pengesa. Korniza errjetës prodhohet nga alumini, ndërsa rrjeta prej fijet e xhamit (voal-rrjeta), respektivisht nga “fiberglas”. Fiberglas ka rezistencë të madhe ndaj ndikimeve të jashtme që e rritë edhe qëndrueshmërinë afatgjate. Këto rrjeta sigurojnë efikasitet të qindpërqindët në pengimin e depërtimit-hyrjes së insekteve, mundësojnë pamje të shlëkqyer, nuk zvogëlojnë sasinë e dritës në ambijente-dhoma.

Prodhojmë më shumë tipe të rrjetave mbrojtëse kundër insekteve në varësi nga kërkesat e shfrytëzuesve të rrjetave :
•   Rrjet ë fiks
•   Rolorrjetë ( që mblidhet-mbështillet dhe lëshohet me mekanizma të ngjashëm me ato të roletave)
•   Rrjetë që hapet ( në formë të derës me kornizë prej alumini)
•   Shiber rrjetë ( me shina speciale dhe rrotlla mbi të cilat lëviz)

Lirohuni nga insektet e mërzitshme dhe të bezdisshme në shtëpitë tuaja, ambijentet afariste, magazinat, depotë etj.R

Translate »